Konsultimi publik
29.03.2024
Konsultimet publike per PKZMSA 2019-2023
Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2019 “ 2023 është programi i katërt me radhë për zbatimin e MSA-së ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës që nga hyrja e saj në fuqi, më 1 prill 2016. Ky program ka për qëllim zbatimin e të gjitha reformave për adoptimin e acquis-së së BE-së në legjislacionin kombëtar në të gjithë kapitujt e saj.
Data e fillimit: 09.01.2019
Data e përfundimit: 30.01.2019
Dokumentacioni
Dokumentacioni shtesë
Raporti Final
Raporti final i konsultimeve publike - PKZMSA 2019 -2023
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes
Albina Tafilaj Spahiu
albina.tafilaj@rks-gov.net
Kontributet
Shkarko dokumentin e kontributit
Fondacioni Kosovar per Shoqeri Civile | OJQ
30.01.2019 16:04:47
Komentet në lidhje me Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit 2019-2023, të shpallur për konsultim publik me shkrim më datë 9 Janar 2019
Përmbledhje e komenteve
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ka analizuar Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit 2019-2023 (në tekstin e mëtejmë projekt PKZMSA 2019-2023). Në përputhje me misionin dhe fushëveprimtarinë e vet, komentet e KCSF-së përqëndrohen në pjesën e bashkëpunimit Qeveri “ shoqëri civile dhe procesit të konsultimit publik.
Në përgjithësi, KCSF vlerëson që disa nga parimet dhe përkushtimet e Kosovës të marra nëpërmjet nënshkrimit të MSA-së nuk janë të reflektuara si duhet përgjatë projekt PKZMSA 2019-2023, veçanërisht në Bllokun 1: Kriteret politike. Konkretisht, në preambulën e MSA-së, pika 4, zhvillimi i shoqërisë civile dhe demokratizimi përfshihen si elementet e para mbi të cilat palët (përfshirë Republikën e Kosovës) angazhohen për të kontribuar në stabilizimin politik, ekonomik dhe institucional të Kosovës dhe rajonit. Gjithashtu, respekti për parimet demokratike është elementi i parë i Parimeve të përgjithshme (Neni 3) si bazë për formësimin e politikave të Kosovës dhe element thelbësor i MSA-së. Përkundër këtyre përkushtimeve, projekt PKZMSA 2019-2023 nuk i trajton si duhet disa nga elementet kryesore të zhvillimit të shoqërisë civile dhe demokratizimit, e që janë bashkëpunimi ndërsektoral ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile, si dhe mundësimi i gjithëpërfshirjes në procesin e hartimit të politikave nëpërmjet procesit të konsultimit publik.
Për këtë arsye, KCSF rekomandon që përkushtimi i Republikës së Kosovës i treguar nëpërmjet MSA-së për zhvillim të shoqërisë civile dhe respektim të parimeve demokratike të jetë element horizontal përgjatë projekt PKZMSA 2019-2023, ndërsa në pjesët përkatëse të trajtohen edhe një numër dokumentesh qeveritare për këto dy fusha, ekzistuese apo në proces të hartimit.
Personi kontaktues
Bardha Tahiri | office@kcsfoundation.org
Dokumentet shtesë