LIGJ NR.... PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE

Qëllimi i këtij Ligji është përcaktimi i rregullave për themelimin, regjistrimin, funksionimin, pezullimin, shuarjen, ndalimin e veprimit dhe çregjistrimin e organizatave joqeveritare në Republikën e Kosoves.


Data e fillimit: 19.09.2017


Data e përfundimit: 14.10.2017

Dokumentacioni

Dokumentacioni shtesë


Bajram.E.Kosumi

Bajram.E.Kosumi@rks-gov.net


Kontributet

Fondacioni Kosovar per Shoqeri Civile | OJQ

13.10.2017 13:06:29

Ligji Nr. 05/L-57 për lirinë e asociimit në organizata joqeveritare (tash e tutje: Ligji për OJQ), i miratuar më 29 gusht 2011, e i cili është në fuqi aktualisht, në përgjithësi është vlerësuar të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare të së drejtës jo-për-përfitim,[1] përkundër mungesës së qartësisë mbi disa elemente që e rregullojnë funksionimin e organizatave joqeveritare në Kosovë. Në anën tjetër, Udhëzimi Administrativ QRK - nr: 02/2014 mbi Regjistrimin dhe Funksionimin e OJQ-ve, i miratuar më 3 shtator 2014, përveç detajizimit të procedurave përkatëse të parapara me Ligjin për OJQ, prezanton edhe dispozita kufizuese mbi suspendimin e OJQ-ve, e të cilat janë në kundërshtim me Ligjin për OJQ.[2]

 

Për arsyet e përmendura më sipër, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ka mirëpritur nismën e Ministrisë së Administratës Publike “ Departamentit për OJQ (DOJQ “ MAP) për të hartuar një ligj të ri mbi lirinë e asociimit në OJQ, dhe ka kontribuar aktivisht përgjatë gjithë procesit. Fillimisht, KCSF në bashkëpunim me Qendrën Europiane për të Drejtën Jopërpërfitim (ECNL), ka përgatitur një analizë të detajuar mbi dispozitat ligjore dhe nivelin e zbatimit të Ligjit për OJQ, analizë të cilën i™a ka dorëzuar zyrtarisht Ministrit për Administratë Publike dhe DOJQ-së në dhjetor 2015. Kjo analizë është shfrytëzuar si dokument kryesor gjatë procesit të hartimit të Koncept Dokumentit për lirinë e asociimit në OJQ, të miratuar në korrik 2016. Pas fillimit të hartimit të Projektligjit për OJQ në shtator 2016, KCSF ka kontribuar aktivisht në kuadër të grupit punues, përsëri në bashkëpunim të ngushtë me ECNL, duke synuar përmirësimin e dispozitave ligjore ekzistuese dhe përfshirjen e parimeve themelore të lirisë së asociimit në kuadër të projektligjit të ri.

 

KCSF vlerëson që verzioni i Projektligjit për OJQ i publikuar për konsultim publik është dukshëm më i pasur dhe më i qartë në përmbajtje krahasuar me Ligjin aktual për OJQ, dhe si i tillë paraqet një mundësi të mirë për zhvillimin e mëtejmë të sektorit joqeveritar në Kosovë. Përkundër kësaj, edhe ky verzion ka hapësirë për përmirësim, qoftë në aspektin teknik dhe të qartësisë së dispozitave ligjore, ashtu edhe në kuptim përmbajtësor në trajtimin e çështjeve specifike.

 

Konkretisht, përveç aspekteve teknike të parashtruara më poshtë në detaje, KCSF kërkon që Projektligji për OJQ të përfshijë edhe çështjet në vijim:

  • Të përcaktohet një shumë simbolike minimale për themelimin dhe veprimtarinë e fondacionit
  • Të largohet kushtëzimi i ofrimit të shërbimeve nga MAP për OJQ-të të cilat nuk paguajnë gjobat për mosnjoftimin me kohë të OJQ-së lidhur me ndryshimet në OJQ
  • Të sigurohet pavarësia e OJQ-së në rregulimin e brendshëm, duke mundësuar që kompetenca për emërimin e përfaqësuesit të autorizuar të OJQ-së të mund të delegohet te organet vartëse/të ndërmjetme të OJQ-së
  • Të harmonizohet dispozita e ndalesës për OJQ-të që të përkrahin partitë politike ose kandidatët për pozita politike me standardet ndërkombëtare të lirisë së asociimit
  • Të shtohet promovimi i punës vullnetare në listën e aktiviteteve të kualifikueshme për status për përfitim publik
  • Të zgjatet afati për obligimin e OJQ-ve ekzistuese për të harmonizuar statutin e tyre me dispozitat e këtij ligji nga 1 në 2 vite
  • Të zgjatet afati për mundësinë e dhënë OJQ-ve ekzistuese për ta ndryshuar formën e organizimit nga shoqata ose fondacioni në institut nga 1 në 2 vite

 

[1] http://kcsfoundation.org/repository/docs/02_06_2016_9035449_Matrica_e_Monitorimit_2015_per_Kosove_SQ.pdf

[2] http://kcsfoundation.org/repository/docs/02_06_2016_9035449_Matrica_e_Monitorimit_2015_per_Kosove_SQ.pdf

Personi kontaktues

Taulant Hoxha | office@kcsfoundation.org

Dokumentet shtesë

OJQCREATE | OJQ

27.09.2017 12:22:58

KOMENT:  LIGJ NR.... PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE

KAPITULLI   VII:  STATUSI I PËRFITIM PUBLIK I OJQ-SË, RAPORTIMI FINANCIARDHE PEZULLIMI I TIJ

Neni 38: Statusi për Përfitim Publik

Personi kontaktues

Arsim Nimanaj | arsimnimanaj@gmail.com