Trajnimi për koordinatorët e institucioneve për zbatimin e standardeve minimale për konsultime me publikun

02.11.2016


Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit ka organizuar dhe mbajtur trajnimin për koordinatorët e institucioneve për zbatimin e standardeve minimale për konsultime me publikun. Trajnimi është mbajtur me 02 nëntor 2016. Trajnimi është përkrahur nga projekti Mbështetje për zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile.

Qëllimi i këtij organizimi ka qenë prezantimi dhe trajnimi nga ekspert për Platformën Online, e cila do të sigurojë zbatimin e standardeve minimale për konsultime publike sipas Rregullores nr. 05/2016. Kjo platformë do të ofroj mundësinë që të gjitha palët relevante të jenë të ftuara dhe të përfshira në procesin e konsultimit publik për nismat legjislative dhe procesin e vendimmarrjes dhe të politikë bërjes.

Lajmet tjera


Platforma gjithëpërfshirëse për konsultimet me publikun

12.12.2022