Draft Strategjia për të Drejtat e Fëmijëve 2019“2023 dhe Plani i Veprimit për zbatimin e Strategjisë për të Drejtat e Fëmijëve 2019-2021

Po aq sa është e vërtetë se fëmijët nesër do të trashëgojnë botën që ne ua lamë sot, është gjithashtu e rëndësishme të rikujtojmë se botën nesër do ta trashëgojnë fëmijët e sotëm. Vendimet politike të bëra sot përcaktojnë nëse miliona fëmijë dhe të rijnë janë në gjendje të arrijnë potencialin e tyre të plotë, ose ti lënë të përballen me një të ardhme të përkeqësuar, të pabarabartë dhe të margjinalizuar. Si pasojë, ata përcaktojnë botën që ne do të shohim nesër . Fëmijët ndërtojnë themelet e jetës dhe të ardhmes së shtetit, andaj kërkohet angazhim kuptimplotë i komunitetit për të zhvilluar një të rritur të edukuar, arsimuar, shëndoshë dhe produktiv. Megjithatë, është po ky aset i pazëvendësueshëm shtetëror që shpeshherë nuk merr vëmendjen e duhur në përputhje me interesin më të mirë të tyre, përfshirë ndarjen më të ulët të burimeve financiare nga qeveria. Prandaj, në kuadër të Strategjisë për të Drejtat e Fëmijëve për vitin 2019-2023 të Republikës së Kosovës, zhvillimi i kapitalit njerëzor është përcaktuar si faktor thelbësor kontribues për rritjen ekonomike, rrjedhimisht në kuadër të strategjisë si synim specifik është rritja e mirëqenies së fëmijëve. Të bindur se investimi në fëmijë është rruga e duhur dhe e vetme për ndërtimin e një bote paqësore, të qëndrueshme dhe prosperuese, Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar ti bashkëngjitet rrugëtimit të vendeve pro-perëndimore drejtë përmbushjes së obligimeve të përcaktuara në Konventën për të Drejtat e Fëmijës, si dhe të traktateve e standardeve të tjera ndërkombëtare.


Data e fillimit: 05.12.2018


Data e përfundimit: 25.12.2018


Raporti Final

Raporti final

05.02.2019
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

05.02.2019
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Qendresa Ibra

Qendresa.Ibra.Zariqi@rks-gov.net


Kontributet

Diedon Nixha | Qytetar

21.12.2018 11:35:06

 
Në mbi 90% të veprimeve të objektivave strategjike dhe specifike, burimi i financimit përfshinë edhe donatorët, gjë që mund të jetë element që lejon zbutjen apo eliminimin e përgjegjësive të institucioneve shtetërore për arritjen e objektivave strategjike. 

Personi kontaktues

Diedon Nixha | diedon.nixha@gmail.com

KIPRED | OJQ

21.12.2018 10:14:29

Momentalisht draft Strategjise dhe Planit te Veprimit per te Drejta te Femijeve u mongon perspektiva gjinore, qe eshte kusht obligativ i parashturar ne Ligjin per Barazi Gjinore. Draftet duhet te rishikohen edhe njehere, dhe te perfshihet perspektiva gjinore ne te gjitha fushat, posaqerisht ne Analiza te Situates, Objektiva, si dhe Tregues

Personi kontaktues

Donjeta Morina | do.morina@gmail.com