UDHËZIMIN ADMINISTRATIV (MTI) NR. 00/2018PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E UDHËZIMIT ADMINISTRATIV NR.01/2017 PËR CILËSINË E KARBURANTEVE TË LËNGËTA TË NAFTËS

Ky Draft-Udhëzim ka për qëllim bartjen e kompetencave nga Dogana e Kosovës në MTI. Qëllim kryesor i konsultimit të këtij Draft-Udhëzimi për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr.01/2017 për Cilësinë e Karburanteve të Lëngëta të Naftës, është që Organi Propozues, të sigurojë opinionet, rekomandimet nga grupet e caktuara të interesit që merren me këtë veprimtari. Një kontribut të veçantë mund të ofrojnë edhe institucionet që janë të ndërlidhura me këtë fushë të rëndësishme si dhe institucionet ndërkombëtare të vendosura në Kosovës të cilat në një mënyrë apo tjetër janë edhe monitorues të zbatimit të legjislacionit në fuqi.


Data e fillimit: 12.02.2018


Data e përfundimit: 02.03.2018


Raporti Final

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, si organ propozues i këtij akti nënligjor ka zhvilluar procesin e konsultimeve paraprake dhe publike duke e dërguar Udhëzimin në Konsultim te të gjitha institucionet përkatëse dhe shoqatat relevante, që t™ju ofrojmë informata për publikun e në veçanti për grupet e interesit me qëllim që të merret mendimi i publikut dhe grupeve të interesit rreth hartimit të Udhëzimit Administrativ (MTI) Nr.00/2018 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ nr.01/2017 për Cilësinë e Karburanteve të Lëngëta të Naftës. Gjatë kësaj periudhe lidhur me Udhëzimin Administrativ (MTI) Nr.00/2018 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr.01/2017 për Cilësinë e Karburanteve të Lëngëta të Naftës kemi pranuar komente nga Saybolt Pan Adriatika d.o.o, Njësia në Kosovë, dhe të gjitha komentet e pranuara janë të listuar në tabelë.

14.03.2018
Raporti Final


mehdi.pllashniku@rks-gov.net

mehdi.pllashniku@rks-gov.net