Konsultimi publik
19.04.2024
PROJEKT-RREGULLORE (MAPL) NR. 02/2017 PËR PROCEDURËN E HARTIMIT DHE PUBLIKIMIN E AKTEVE TË KOMUNËS
Qëllimi i kësaj rregullore është unifikimi i teknikës juridike, strukturës dhe procedurës së hartimit, si dhe publikimit të akteve të komunës.
Data e fillimit: 15.03.2017
Data e përfundimit: 04.04.2017
Dokumentacioni
Dokumentacioni shtesë
Raporti Final
RAPORTI NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR PROJEKT-RREGULLOREN PËR PROCEDURAT E HARTIMIT DHE PUBLIKIMIT TË AKTEVE TËKOMUNËS
Edona Berisha
edona.r.berisha@rks-gov.net
Kontributet
Shkarko dokumentin e kontributit
Iniciativa per Progres- INPO | OJQ
24.03.2017 12:16:18
Komuentet e OJQ Iniciativa pwr Progres (INPO) rreth projekt rregullores:
1. Ne nenin 5 te projekt rregullores Komisionet për hartimin e akteve normative të komunës
paragrafi 1.Organet e komunës me vendim formojnë komisionin për hartimin, ndryshimin dhe plotësimin e akteve normative të komunës.
Koment: Vleresojme se duhet te specifikohet cili/cilat organ/e saktesisht formon komisionin per hartimin e akteve normative, dhe cila duhet te jete perberja e komisionit. Ne baze te pervojes se INPO-s ne monitorimin e komunave, komisionet per hartimin e akteve normative te komunave kane qene jo-profesionale te perbere nga persona pa kompetence profesionale.
2. Vendimet dhe urdheresat e kryetarit te komunes.
Koment: Vendimet dhe urdheresat e kryetarit te komunes si akte normative shume pak trajtohen brenda kesaj projekt rregulloreje, njejte sikur pak eshte trajtuar edhe me rregulloren aktuale e cila eshte ne fuqi. Vendimet dhe urdheresat e kryetareve te komunave jane te pasqaseshme per publikun dhe qytetaret ne pergjithesi. INPO vlereson, se permes kesaj rregulloreje duhet te obligohen kryetaret e komunave te publikojne vendimet dhe urdheresat e tyre. Sipas pervojes se INPO-s, vendimet dhe urdheresat e kryetareve te komunave shpesh here kane qene ne kundershtim me ligjin dhe keshtu nuk i jane nenshtruar asnje lloj mbikqyrjeje te ligjshmerise dhe llogaridhenies.
Rast konkret:
INPO kishte gjetur se kryetari i komunes se Ferizajt, kishe nxjerre urdherese per kufizimin e marrjes se vertetimit per tatimin ne prone, ku permes asaj urdherese kishte obiguar zyretaret komunal mos t'i pajisin qytetaret me vertetim te tatimit ne prone perderisa nuk sjellin deshmi se i kane leshyer borxhet ndaj nderrmarrjeve publike lokale ne Ferizaj. Pas reagimit te INPO-s, kjo urdherese eshte anuluar.
Shpresojme se keto komente do te mirren parasysh nga institucioni i Juaj.
Personi kontaktues
Albulena Nrecaj | albulena.nrecaj@inpo-ks.org