Sesion Pune me Koordinatorët e Konsultimeve Publike

25.09.2017


Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në linjë të zbatimit të  standardeve minimale për konsultime publike,  me 15 Shtator ka organizuar sesion pune për Koordinatorët e Konsultimeve Publike nëpër Ministri. 

Qëllimi i këtij aktiviteti është për të diskutuar për:
Ndërlidhjen e procesit të konsultimeve me indikatorët për përkrahje buxhetore për RAP
- Prezantimin e data bazës së përditësuar të dokumenteve që janë publikuar nga ministritë në platformën online
dhe
- Publikimi i kompletuar i dokumenteve për konsultim dhe raporteve përfundimtare mbi rezultatet e
konsultimeve publike.

Ky aktivitet realizohet ne mbështetje të Projektit TACSO/ Asistencë Teknike për Organizatat e
Shoqërisë Civile “ Zyra në Kosovë si dhe Projektit të BE-së Mbështetje për Implementimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile.
 

 

Lajmet tjera


Platforma gjithëpërfshirëse për konsultimet me publikun

12.12.2022