PROJKT UDHËZIMI ADMINISTRATIV PËR KRITERET PËRZGJEDHËSE DHE PRIORITETIZIMIN E PROJEKTEVE KAPITALE

PROJKT UDHËZIMI ADMINISTRATIV PËR KRITERET PËRZGJEDHËSE DHE PRIORITETIZIMIN E PROJEKTEVE KAPITALE


Data e fillimit: 11.01.2019


Data e përfundimit: 31.01.2019


Raporti Final

RAPORTI NGA PROCESI I KONSULTIMIT PROJEKT UDHEZIMI ADMINISTRATIV PËR KRITERET PËRZGJEDHËSE DHE PRIORITETIZIMIN E PROJEKTEVE KAPITALE

09.10.2019
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

09.10.2019
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Jeton Kryeziu

Jeton.Sh.Kryeziu@rks-gov.net


Kontributet

Instituti GAP | OJQ

30.01.2019 15:33:07

Instituti GAP e sheh si shumë të nevojshme dhe e përkrah iniciativën e Ministrisë së Financave për vendosjen e kritereve për rregullimin e investimeve publike kapitale. Sipas vlerësimit dhe komenteve të mëposhtme, ky udhëzim administrativ e bën një hap të parë sa i përket rregullimit të investimeve kapitale mirëpo në këtë formë siç është tani, nuk e rregullon çështjen e transaprencës në ndarjen e këtyre investimeve dhe gjithashtu nuk e precizon metodën e vlerësimit financiar dhe ekonomik të projekteve. Ndarja e buxhetit për investime kapitale duhet të bazohet në metoda objektive dhe të verifikueshme. Këto metoda duhet të përfshihen në legjislacion, ngjashëm me praktikat në Bashkimin Evropian (BE).

Gjithashtu, vlerësojmë se ky udhëzim administrativ nuk duhet të hyj në fuqi pa u ndërmarr dy hapa tejet të rëndësishëm: 1) hartimi i manualit me shpjegimet për hapat dhe metodat e parapara në legjislacion dhe që duhet ndjekur për vlerësimin e projekteve kapitale: dhe 2) trajnimi i gjithe zyrtarëve të organizatave buxhetore (OB-ve) në përdorimin e këtyre teknikave për vlerësim. 

Komentet tona janë bazuar në këto rregullore të BE-së: Regulation (EU) No 1303/2013; Commission Delegated Regulation (EU) No 480/2014; Commission Implementing Regulation (EU) No 1011/2014; Regulation (EU) No 1299/2013.

Personi kontaktues

Berat Thaqi | berat@institutigap.org