UDHËZIM ADMINISTRATIV (MAPL) NR. 04/2018 PËR STANDARDET MINIMALE TË KONSULTIMIT PUBLIK NË KOMUNA

Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim nxitjen dhe sigurimin nga ana e autoriteteve lokale të pjesëmarrjes së qytetarëve dhe palëve të tjera të interesuara gjatë procesit të politikbërjes dhe vendimmarrjes në nivel lokal, të promovoj transparencën komunale, si dhe të ndikoj në zhvillimin e politikave të qëndrueshme në interes të përgjithshëm. Udhëzimi administrativ në fjalë po ashtu përcakton rregullat, parimet, format, procedurat dhe standardet minimale të konsultimit publik në komuna me rastin e zhvillimit të politikave dhe akteve nënligjore të komunës.


Data e fillimit: 14.09.2018


Data e përfundimit: 04.10.2018


Raporti Final

Raporti nga procesi i konsultimit publik për Udhëzimin Administrativ standardet minimale për konsultime publike në komuna

07.02.2019
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

07.02.2019
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Iliriana Bajrami

iliriana.bajrami@rks-gov.net


Kontributet

Fondacioni Kosovar per Shoqeri Civile | OJQ

04.10.2018 16:39:17

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ka analizuar Projekt-Udhëzimin Administrativ për Standardet Minimale të Konsulltimit Publik në Komuna (më tej Projekt Udhëzimi). Në përputhje me misionin dhe fushëveprimtarinë e vet, komentet e KCSF-së përqëndrohen në pjesën e trajtimit të parimeve e standardeve të pjesëmarrjes qytetare, si dhe qasjeve të zbatimit, të cilat janë të aplikueshme pavarësisht nivelit të qeverisjes.

 

Në përgjithësi, KCSF e vlerëson lart nismën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për të hartuar një akt normativ i cili i përcakton standardet minimale, pa zbatimin e të cilave proceset e hartimit të akteve komunale nuk mund të vlerësohen si të rregullta. Në rast që përmbyllet me sukses, kjo nismë i trajton gjetjet shumëvjeçare të monitorimit të KCSF-së që konstatojnë që Ligji për Vetëqeverisje Lokale ofron instrumente të ndryshme të pjesëmarrjes së qytetarëve në nivel lokal, duke përfshirë konsultimet publike... por dispozitat në legjislacionin sekondar janë shumë të paqarta dhe më shumë hapësirë për interpretim.[1]

 

Standardet minimale, për t™u konsideruar të tilla dhe për të qenë efektive në zbatim, duhet të jenë shumë specifike, të qarta dhe të dallueshme. Megjithatë, Projekt-Udhëzimi në formën aktuale nuk i definon sa duhet këto standarde, por përmban kryesisht dispozita parimore të cilat e dëshmojnë vullnetin pozitiv për konsultim publik, por pa ofruar qartësi dhe dallueshmëri të kuptimeve, fazave, afateve e mekanizmave të zbatimit. Kjo vërehet jo vetëm në përmbajtjen e Projekt-Udhëzimit, por edhe në Dokumentin e Konsultimit, i cili nuk përmban asnjë informatë të veçantë mbi Projekt-Udhëzimin dhe procesin e hartimit, apo informata shtesë relevante për këtë Projekt-Udhëzim.

 

Si i tillë, Projekt-Udhëzimi duhet të avancohet dukshëm dhe të definojë saktë standardet minimale në kuptim të përkufizimeve, fazave, afateve e mekanizmave të zbatimit, ndërsa pas kësaj të shpallet edhe njëherë për konsultim publik. 

 

[1] Raporti për Kosovë 2016 - Matrica e Monitorimit të ambientit të favorshëm për zhvillim të shoqërisë civile 2016, Fq.33 “ KCSF 2017 - https://ëëë.kcsfoundation.org/ëp-content/uploads/2018/06/16_04_2018_3681169_Matrica_e_Monitorimit_Raporti_per_Kosove_2016.pdf

Personi kontaktues

Dren Puka | office@kcsfoundation.org