DRAFT KONCEPT DOKUMENTI PËR THEMELIMIN E AKADEMISË PËR VETËQEVERISJE LOKALE

Koncept-Dokumenti vjen si nevojë e rregullimit dhe ndërtimit të një sistemi të veçantë për ngritjen e kapaciteteve për zyrtarët e komunave, përkatësisht shërbyeseve civil dhe kuadrit politik lokal. Themelimi i Akademisë për Vetëqeverisje Lokale përbënë një shtysë kryesore në drejtim të reformës dhe modernizimit të administratës lokale, e cila aktualisht përbënë sfidë dhe një nga prioritetet e Qeverisë në lidhje me procesin e integrimeve evropiane. Akademia do të mundësoj krijimin e kapaciteteve të nevojshme administrative për ofrimin e shërbimeve efikase për qytetarë, si dhe ndërtimin e një kuadri politik të shëndoshë, që do të udhëheq organet komunale në mënyrë efektive dhe në përputhje me nevojat e përgjithshme të qytetarëve në nivel lokal.


Data e fillimit: 10.07.2017


Data e përfundimit: 28.07.2017


Raporti Final

RAPORTI NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR DRAFT KONCEPT DOKUMENTIN PËR THEMELIMIN E AKADEMISË PËR VETËQEVERISJE LOKALE

29.01.2018
Raporti Final


Yll Valla

yll.valla@rks-gov.net