Mirë se vini në platformën e konsultimeve publike - Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet


Rreth Platformës

Bazuar në RREGULLOREN PËR STANDARDET MINIMALE PËR PROCESIN E KONSULTIMIT PUBLIK nr.05/2016, e cila është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me datë 29 prill 2016, Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, obligohet të krijoj dhe mirëmbaj platformën online, të cilin e shfrytëzojnë të gjitha organet publike për të identifikuar hisedarët për zhvillimin e konsultimit me publikun.

Platforma Online, do të sigurojë zbatimin e standardeve minimale për konsultime publike sipas Rregullores nr. 05/2016. Kjo platformë do të ofroj mundësinë që të gjitha palët relevante të jenë të ftuara dhe të përfshira në procesin e konsultimit publik për nismat legjislative dhe procesin e vendimmarrjes dhe të politikë bërjes. "

Qëllimi i kësaj platforme është që të ndihmojë ministritë dhe agjencitë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të lehtësuar procesin e konsultimeve publike me përfshirjen e autoriteteve publike dhe joqeveritare, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerë të tjerë relevant përgjatë procesit të politikë bërjes dhe vendimmarrjes. Përmes kësaj platforme sigurohet një procesi i komunikimit ndërmjet organeve publike, palëve të interesuara dhe publikut, për një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në procesin e politikëbërjes dhe vendimmarrjes me interes publik si dhe rritjen e transparencës dhe p... Më shumë

Lansohet Platforma Online për Konsultim me Publikun

Prishtinë-22.02.2017

Nën patronatin e Zyrës së Kryeminsitrit /Zyrës për Qeverisje të Mirë  është bërë lansimi i Platformës online për konsultime me publikun, e cila ka për synim të ndihmojë institucionet në procesin e konsultimeve dhe përfshirjen më të gjerë të shoqërisë civile dhe të gjithë partnerëve në bërjen e politikave vendimmarrëse.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e nivelit më të lartë të institucioneve vendore e ndërkombëtare, dhe të organizatave të shoqërisë civile, përfshirë:

Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Isa Mustafa, shefja e zyrës  së  BE-së në Kosovë znj. Nataliya Apostolova, z.Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit, udhëheqësi i ekipit të projektit të Asistencës Teknike të BE-së, “Mbështetje për Implementimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile”, z.Igor Vidacak, znj.Valdete Idrizi Drejtoreshë ekzektutive e Platformës “Civikos” dhe znj.Venera Hajrullahu, Drejtoreshë Ekzekutive e Fonacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Në fjalën e tij hyrëse Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa falënderoj Bashkimin Evropian për kontributin e dhënë në lansimin e kësaj plat... Më shumë

Kliko këtu për lajme tjera

Konsultimet e fundit

RREGULLORE NR. (MTI) NR. 03 /2017 PËR MËNYRËN E PUNËS DHE FUNKSIONIMIT TË KOMISIONIT NDËRMINISTROR PËR INVESTIMET STRATEGJIKE

Me këtë Rregullore përcaktohet mënyra e punës, organizimi dhe fushëveprimi i Komisionit Ndërministror për Investimet Strategjike (në tekstin e mëtejmë: Komisioni), i cili merret me vlerësimin, përzgjedhjen, zbatimin dhe mbikëqyrjen e ... Më shumë

LIGJI PËR INFRASTRUKTUREN KRITIKE

LIGJI PËR INFRASTRUKTUREN KRITIKE... Më shumë

UDHËZIM ADMINISTRATIV MMPH- NR. /2017 PËR MBETURINA QË PËRMBAJNË NDOTËS ORGANIK TË QËNDRUESHËM

Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim të mbroj mjedisin dhe shëndetin e njeriut nga mbeturinat që përmbajnë NOQ duke kufizuar dhe ndaluar prodhimin, vendosjen ne treg dhe perdorimin e materieve që përmbajnë NOQ me qellim te minimizimit... Më shumë

Kliko këtu për konsulta të tjera